Militanti 'hardcore' i VV-së që tranon internetin e çiti Konjufcën në nivel të vet me fyerje ndaj Vjosa Osmanit - NACIONALE

Militanti 'hardcore' i VV-së që tranon internetin e çiti Konjufcën në nivel të vet me fyerje ndaj Vjosa Osmanit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Glauk Konjufca, i dyti i Qeverisë dhe Vetëvendosjes, dje në Ferizaj me një tubim zgjedhor u bë brum për debat dhe dënime të ashpra publike kur i vazhdoi dhe u bë pjesëmarrës në fyerje të Vjosa Osmanit, dhe, përnga implikimet, ndaj grave që ushtrojnë zejen e frizeres.

Një militant i Vetëvendosjes i linjave prej më të ashpra e i arrestuar dhe dënuar nga gjykata për kanosje dhe sulm, lëshoi mllef e ofendime personale ndaj Vjosa Osmanit dhe ekipit të saj si “frizerka,” për çka Konjufca i qëndroi në vijimësi me humor të vetin.

Militanti me emrin Valton Hasani flet aty se si Vetëvendosja me 7 qershor “do t’i pensionojë frizerkat” dhe ata të rrinë “në sallon ondulimi” ndërsa Glauk Konjufca nuk distancohet dhe as tërheq vërejtjen për cilësimet përulëse, seksiste dhe bullizuese.

Përkundrazi, Konjufca me një dredhje trupi e duke përthëkuar setrën me një pauzë miratuese në të folur, e lë atë “humor” të shtrihet dhe të qeshurat të vazhdojnë. Këtyre të qeshurave ai ia luan mirëkuptuesin dhe shton edhe vetë fjalët: “Eh, kur jemi te frizerkat...”

Pas indinjatës publike e politike që pasoi, Konjufca vet u lajmërua në orët e vona mbrëmë se personi që i kishte ngritur pyetjen ishte një “pseudogazetar,” dhe se nuk e kishte kuptuar mirë pyetjen për shkak të “artikulimit.”

Por, personi në fjalë s’është as pseudo as gazetar, por përkrahës i ngurtë i Vetëvendosjes, e me qasje deri në figurat më të larta të partisë me të cilët ai poston fotografi në rrjete sociale.

Por, kush është ky miliant?

Valton Hasani kohëve të fundit ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për kanosje dhe sulm ndaj Klan Kosovës dhe autorit të Rubikon-it, Adriatk Kelmendit.

Ai në Gjykatë kishte pranuar se ka sharë e fyer dhe kishte kërkuar falje e lirim “sepse jam kryefamiljar.” Para gjykatësit ishte zotuar se “nuk e përsëris më.”

Militanti Hasani ishte i angazhuar edhe në fushatë baltosje të madhe ndaj Vjosa Osmanit kur kjo e fundit i preu rrugët me Vetëvendosjen.

Në postime të tij gjendeshin edhe përmbajtje me karakter seksual ndaj Osmanit të krijuar me inteligjencë artificiale duke e dhënë të aluduar si një person “zhveshur,” ulur afër Edi Ramës po ashtu zhveshur.

Këto postime janë raportuar gjerësisht nga media në një kohë të fushatës së madhe demonizuese ndaj Osmanit.

Kjo e fundit madje pati thënë në Klan Kosova se fushata të tilla vinë “direkt me urdhër nga Albin Kurti” dhe se shënjestrime të tilla nuk bëhet asnjëherë pa miratimin e të parit të Vetëvendosjes.

"Absolutisht, asgjë nuk ndodh pa urdhërin e tij. Asnjë nga sulmet, ofendimet, propaganda, linçimet, manipulimet, që janë bërë nga data 6 mars deri më sot kundër meje, nuk do të bëheshin pa dijeninë dhe pa urdhërinë e zotit Kurtit. Janë fjalët e tij, janë urdhërat e tij, që po zbatohen nga njerëz të tjerë.

Unë as nuk lodhem t'i fajësoj njerëzit e tjerë. Urdhërdhënësi ka emër dhe mbiemër," tha Osmani, duke theksuar se e thotë këtë "me përgjegjësinë më të lartë."

Lajme të ngjashme