Milan Radoiçiq bashkë me Goran Rakiqin e Listën Serbe i duartrokasin Vuçiqit - NACIONALE

Milan Radoiçiq bashkë me Goran Rakiqin e Listën Serbe i duartrokasin Vuçiqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, njëherit person i shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se ka qenë i prnaishëm të enjten në Kuvendin e Serbisë.

Në një video të publikuar nga “Kossev”, Radoiçiq shihet duke duartokitur fjalimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Pranë tij, janë edhe figura të tjea të Listës Serbe, duke përfshirë këtu ish-ministrin e Qeverisë Kurti, Goran Rakiq.

Ndërkohë, në seancën e sotme pati tensione të shumta.

Vuçiq ka thënë se dallimi mes progresistëve dhe opozitës është se për ta është e shenjtë rregullorja dhe jo Kosova dhe u ka bërë thirrje deputetëve të SNS-së që të kthehen në ulëset e tyre, sepse ai e di sa "frikacakë janë".

Ndër të tjera, presidenti serb foli edhe në lidhje me pasojat që mund t’i pësonte Serbia në rast se refuzonte planin franko-gjerman.

Vuçiq u ankua edhe se kishte pësuar sulme të rënda nga diplomatët ndërkombëtar për çështjen e mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Lajme të ngjashme