Mihali kritikon propagandën e Rusisë në OKB: Këta janë kulmi i sajesës
Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka komentuar propagandën e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku u përballën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Mihali ka pasur kritika të ashpra ndaj Rusisë, duke e quajtur propagandën ruse si “kulm i sajesës”.
Tutje, ajo ka përmendur edhe një fjali absolutisht absurd të përfaqësuesit rus në KS të OKB-së, ku Kosova u akuzua në mënyrë banale se po i “transformon kishat ortodokse serbe në katolike”.
“Po transformohen kishat ortodokse serbe - po thotë - në katolike.
Këta janë kulmi i sajesës. Teksa ata vet për çdo ditë bombardojnë e shkatërrojnë prej 2 vitesh Ukrainën dhe të gjithë trashëgiminë e saj ortodokse.
Monstruoziteti i mishëruar në fraza fjalimesh. Por kjo është Serbia e vërtetë. Ajo që flet aty pranë Rusisë.” – shkroi ajo.