Miftaraj: Zot ruaje Amerikën bashkë me dashninë e saj ndaj popullit të Kosovës - NACIONALE

Miftaraj: Zot ruaje Amerikën bashkë me dashninë e saj ndaj popullit të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj, ka shkruar në lidhje me raportimin që emisari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Escobar, do t’a bëjë sot në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington.

Miftaraj kujtoi se edhe pak momente fillon orari i punës në Uashington. Duke theksuar se me siguri Escobar në këto momente është rrugës për në Shtëpinë e Bardhë, atje ku edhe do të raportojë.

‘’Në Washington D.C. edhe një ore e disa minuta fillon orari i punës. Eskobari në këto momente me siguri është rrugës për në Shtëpinë e Bardhë’’- shkroi Miftaraj në rrjetin social ‘’Facebook’’.

Në fund të shkrimit të tij ai bëri një urim për Amerikën dhe dashurinë e saj ndaj popullit të Kosovës.

‘’Zot ruaje Amerikën bashkë me miqësinë dhe dashninë e saj ndaj popullit të Kosovës dhe interesave të shqiptarëve në Ballkan’’- shkroi Miftaraj.

Lajme të ngjashme