Miftaraj: Sulmi në veri është mbase edhe më i rëndë se vet rasti i Banjskës. - NACIONALE

Miftaraj: Sulmi në veri është mbase edhe më i rëndë se vet rasti i Banjskës.

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i IKD-së, ka shkruar në lidhje me sulmin në kanalin e ujit të Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut.

Sipas Miftarajt, sulmi në këtë rast është mbase edhe më i rëndë se sulmi në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Tutje, Miftaraj ka shpresuar se do të ketë hetim profesional.

“Sulmi në veri është mbase edhe më i rëndë se vet rasti i Banjskës.

Pasojat e sulmit mbrëmë prekin infrastrukturën jetike për funksionimin e shtetit të Kosovës.

Nëse sulmi do kishte sukses të plotë sot Kosova do ishte në terr të plotë pa rrymë elektrike, ujë të pijshëm dhe ngrohje për një pjesë të madhe të kryeqytetit. Gjendja në Kosovë do ishte kaotike.

Urojmë të kemi hetim të plotë, të shpejtë dhe profesional. Nuk mjafton vetëm arrestimi i kryesve të këtij akti terroristë, më e rëndësishme është të zbulohen urdhërdhënesit dhe të sqarohet në plotni qëllimi dhe motivi” – ka shkruar Miftaraj, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme