Miftaraj: LVV dhe Albin Kurti haptazi ka kapur Kuvendin e Kosoves - NACIONALE

Miftaraj: LVV dhe Albin Kurti haptazi ka kapur Kuvendin e Kosoves

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka akuzuar deputetin e VV-së, Albin Kurti për "kapje" të Kuvendit të Kosovës.

Ai i ka cilësuar veprimet e Vetëvendosjes si cenim të rëndë të rendit kushtetues dhe parimeve themelore të demokracisë.

Miftaraj ka akuzuar LVV-në se, përmes deputetit Avni Dehari, ka injoruar një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, duke dëmtuar funksionimin institucional në vend. Ai e ka përshkruar këtë qasje si një formë anarkie dhe përpjekje për kapje të institucioneve.

Reagimi:

Levizja Vetvendosje eshte e specializuar ne anarki.

Albin Kurti dhe LVV nuk munden dhe nuk kuptojne te funksionojne ne baze te rregullave demokratike.

Sot LVV permes Avni Deharit shkeli aktgjykimin e Gjykates Kushtetuese, rendin kushtetues dhe demokracine ne Kosove.

LVV dhe Albin Kurti haptazi ka kapur Kuvendin e Kosoves. Kosova shtet i kapur nga ego e semure e interesave te Albin Kurtit dhe klienteles se tij.

39 deshtime te Albulena Haxhiut dhe LVV jane vetem numra per te mbrojtur interesat personale dhe partiake.

Lajme të ngjashme