Mexhiti: VLEN është fitues absolut në kampin shqiptar
Pas mbylljes së vendvotimeve, edhe përfaqësuesit e koalicionit VLEN kanë dalë në një konferencë për media.
Izet Mexhiti, njëra nga liderët e këtij koalicioni, është shprehur i bindur në fitoren e këtij koalicioni në zgjedhjet e sotme.
Ai ka falënderuar qytetarët për kulturën demokratike të treguar në procesin e sotshëm zgjedhor.
“VLEN është fitues absolut në kampin shqiptar. Votues e qytetarë faleminderit për aktivitetin dhe qytetarinë. Faleminderit për durimin dhe rezistencën. Procesi zgjedhor nuk ishte demokratik, institucionet ishin në funksion të BDI-së. Ka pasur parregullësi dhe do të raportohen. BDI bojkotoi zgjedhjet presidenciale, jashtë çdo parimi evropian edhe pse u thirrën në Frontin Europian. Nga nesër Maqedonia e Veriut reflekton ndryshe, Ali Ahmeti u izoluar . Ali Ahmeti dhe Artan Grubi dështuan dhe do të izolohen”, ka deklaruar Mexhiti. /TvKlan.mk/