Meta i GUXO-s s’mbetet pa pasuri: Tri banesa, dy livadhe e plot kriptovaluta - NACIONALE

Meta i GUXO-s s’mbetet pa pasuri: Tri banesa, dy livadhe e plot kriptovaluta

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Burima Meta, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e GUXO-s, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Në formularin e tij, Meta ka deklaruar tri banesa, tri garazha e tri depo. Po ashtu, Meta ka dy livadhe e një tokë.

Meta ka edhe disa kriptovaluta, ndonëse jo aq shumë në vlerë financiare, posaçërisht nëse krahasohet me Memli Krasniqin, kryetarin e PDK-së, i cili ka mijëra euro kriptovaluta.

Meta ka deklaruar disa mijëra euro kursime, siç mund të shihet në deklarimin e pasurisë, që mund ta lexoni këtu.

Lajme të ngjashme