Merz uron Kurtin, kërkon përparime në dialog: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese - NACIONALE

Merz uron Kurtin, kërkon përparime në dialog: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz, e ka uruar kryeministrin Albin Kurti për mandatin e ri.

Në urimin e tij, kancelari gjerman i ka treguar kryeministrit kosovar se para tij qëndrojnë detyra sfiduese.

Në kuadër të këtyre sfidave, ka vlerësuar Merz, përfshihen edhe përparime të tjera në procesin e dialogut me Serbinë.

“Ju uroj përzemërsisht për rizgjedhjen tuaj. Gëzohem që së bashku me ju do t’i thellojmë më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore ndërmjet vendeve tona. Para jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se me përvojën tuaj do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Në këtë përfshihen edhe përparime të tjera në dialogun e normalizimit me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja”, është thënë në urimin e kancelarit gjerman, duke shtuar se në këto detyra Kosova e ka Gjermaninë një partner të fortë dhe të besueshëm në krah.

Lajme të ngjashme