Merret vendimi: BE ua heq vizat serbëve të Kosovës me pasaportë të Serbisë - NACIONALE

Merret vendimi: BE ua heq vizat serbëve të Kosovës me pasaportë të Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli Evropian ka vendosur që t’ua liberalizojë vizat serbëve të Kosovës që mbajnë pasaporta të Serbisë që lëshohen nga Drejtoria Koordinuese e shtetit serb.

“Këshilli vendos heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe”, thuhet në komunikatën e Këshillit Evropian.

“Miratimi i sotëm nga Këshilli përfundon procesin legjislativ. Me hyrjen në fuqi të rregullores, e cila do të ndodhë në ditën e 20-të pas botimit në Fletoren Zyrtare të BE-së, ajo do të bëhet e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, thuhet më tej në komunikatë.

Lajme të ngjashme