Mërgim Lushtaku: Mos e votoni Kodin Civil
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka bërë thirrje që të mos votohet Kodi Civil.
Ai ka dhënë shpjegimet e tij pse është kundër përmbajtjes së Projekt-Kodit Civil, duke përmendur familjen dhe opinionin e qytetarëve të Kosovës.
"Jemi pro familjes. Ajo është qeliza kryesore e shtetit.", ka thënë Lushtaku.
"Në këtë pjesë shumica e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë kundër martesave të personave me gjini të njëjtë, pa e cenuar mosdiskriminimin në punë, jetën dhe të drejta të tjera. Kundërshtimi nuk lidhet vetëm me baza fetare, por me vetë natyrën.".
"Ka plot shtete në BE që s'e lejojnë këtë martesë dhe është lënë në dorën e shteteve që të vendosin.".
"Jepjani qytetarëve mundësinë që qytetarët të vendosin me referendum.", ka përfunduar Lushtaku.
Seanca në Kuvend është duke vazhduar dhe deputetët kryesisht janë duke u marrë me pjesën ku trajtohet çështja e martesës. Përkundër faktit që Kodi Civil pritet të jetë njëri prej akteve më të rëndësishme të Kosovës, diskutimi është duke u zhvilluar tash e sa kohë vetëm për një segment të tij.