Merdarja e mbyllur, si paraqitet sot situata në pikat tjera kufitare
Pas mbylljes së pikës kufitare në Merdarë, qytetarët po i shfrytëzojnë pikat tjera doganore për t’u futur në Kosovë.
E përgjatë festës së fundvitit shumë bashkatdhetarë zgjedhin Kosovën që ta kalojnë këtë datë. Të gjithë ata që janë nisur me vetura po I shfrytëzojnë pikë kalimet tjera kufitare përveç Merdares.
Pritje në pikat tjera nuk ka shumë.
Tek ‘Dheu i Bardhë’, është fluksi më i madh.
Aty pritjet ëpr të hyrë raportohet të jenë 20 minutëshe. E për të dalë 5 deri në 19 minuta.