“Menaxhimi i interesave të komunitetit serb nga vetë ata”, Konjufca shpjegon termin vetëmenaxhim - NACIONALE

“Menaxhimi i interesave të komunitetit serb nga vetë ata”, Konjufca shpjegon termin vetëmenaxhim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka treguar kuptimin e termit vetëmenaxhim, që e përmendi kryeministri, Albin Kurti pas takimit në Ohër.

Konjufca në një emision në Tëvë1, ka thënë se termi vetmenaxhim kupton menaxhimin e interesave të komunitetit serb nga vetë ata, dhe sipas tij ky term nuk iu duk i rrezikshëm pushtetarëve andaj edhe e pranuan.

“Nuk mendoj që neni 7 është fusnotë e asociacionit, më shumë është përpjekje e Kosovës me shmang termin asociacion dhe përpjekje e bashkësisë ndërkombëtare që mos me heq dorë, duke ia dhënë një riformulim tjetër, që është formë e menaxhimit të interesave të komunitetit serb. Sa i përket nivelit dhe regjistrit edhe terminologjik, kjo është edhe në kartën evorpiane termi vetmenaxhim. Termin vetëqeverisje e kemi në Kosovë, tash është tjetër vetmenaxhim. Nuk na u duk i rrezikshëm. Nëse çdo arazhman për gjithçka që bëjmë është ne përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe do ta kishte emrin një lloj vetmenaxhimi i interesave te komunitetit serb, dhe nëse e evitojmë prej ekuacionit që nuk do të jetë regjistër i pushtetit dhe bartës i një pushteti publik të ri, atëherë çka mundet me qenë. Nuk përfshin fusha vetmenaxhimi, Qeveria ka refuzu me i dhanë mbiemër këtij vetmenaxhimi, me lan vetëm ashtu në mënyre abstrakte”. – ka deklaruar Konjufca.

Lajme të ngjashme