Memli Krasniqi në Ambasadën e Turqisë ngushëllon për viktimat e tërmetit - NACIONALE

Memli Krasniqi në Ambasadën e Turqisë ngushëllon për viktimat e tërmetit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e tragjedisë së tërmetit ka vizituar Ambasadën e Turqisë për të nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve.

Krasniqi këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, duke ju uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

Ngushëllimet më të thella të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe uroj shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”, u shpreh Krasniqi.

Postimi i plotë:

Sot, në Ambasadën e Turqisë, për të nënshkruar Librin e Ngushëllimeve me rastin e tragjedisë së tërmetit që u mori jetën mijëra personave.

Ngushëllimet më të thella të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe uroj shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit.

Duke shprehur solidarizimin e plotë me dhembjen dhe vështirësitë që po kalon populli turk në këtë orë të errët, uroj që sa më parë, si popull dhe si shtet të gjejnë forcën dhe të ringriten nga kjo fatkeqësi.

Kosova do të qëndrojë pranë Turqisë dhe popullit mik turk.

Lajme të ngjashme