Mehaj takohet me Hovenierin pas dorëheqjes: Faleminderit për bashkëpunimin e ngushtë për këto dy vite e gjysmë - NACIONALE

Mehaj takohet me Hovenierin pas dorëheqjes: Faleminderit për bashkëpunimin e ngushtë për këto dy vite e gjysmë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Armend Mehaj ka takuar ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, pas njoftimit të dorëheqjes nga pozita e ministrit të Mbrojtjes.

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj bashkëpunimit dhe mbështetjes së ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë kohës së tij në detyrë.

"Falëndërim per mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë për këto dy vite e gjysmë që kishim. Të gjitha kapacitetet e ushtrisë sonë janë ngritur në koordinim të plotë dhe me ndihmën e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rrugëtimi im ka qenë vazhdimisht krah për krah ShBA-ve në proceset që kemi pasë përpara", - shkroi Mehaj mes tjerash.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar edhe zyrtarisht për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.

Pavarësisht se nëpër shumë media po raportohet për pakënaqësitë e tij me Kurtin rreth disa temave, Mehaj ka insistuar në postimin e tij në rrjete sociale se ka dhënë dorëheqje për arsye familjare.

Lajme të ngjashme