Mehaj: Shtohen operatorët specialistë për qitje të mprehtë - NACIONALE

Mehaj: Shtohen operatorët specialistë për qitje të mprehtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se në Komandën e FSK-së janë shtuar operatorët specialistë për qitje të mprehtë.

Në një postim në facebook, ai ka thënë se kjo dëshmon që komandot e FSK-së janë të përgatitura.

POSTIMI:

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po realizohen trajnimet në përputhje me misionin dhe konceptin bashkëkohor të profesionalizmit të kuadrove tona në të gjitha profilet.

Edhe trajnimi dyjavor specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë, si në pjesën terorike ashtu edhe atë praktike në qitje në kushte të ndryshme atmosferike.

Efektiviteti shumë i lartë i treguar në qitje është dëshmi se komandot tona janë të përgatitur vetëm për fitore në çdo operacion.

Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!

Lajme të ngjashme