Mehaj ofron ndihmën e FSK-së për Slloveninë pas përmbytjeve masive - NACIONALE

Mehaj ofron ndihmën e FSK-së për Slloveninë pas përmbytjeve masive

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar gatishmërinë e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) për t'i dalë në ndihmë Sllovenisë, pas përmbytjeve masive të shkaktuara nga reshjet e shiut.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, Ministri Mehaj shprehu solidaritetin e tij me autoritetet sllovene dhe popullin e Sllovenisë.

Ai tha se FSK është e gatshme të ofrojë ndihmën e nevojshme, duke vënë në dispozicion kapacitetet dhe ekipet e Njësisë së Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare.

"Jemi të gatshëm që autoriteteve sllovene t'u ofrojmë gjithë ndihmën e nevojshme brenda kapaciteteve të FSK-së, duke parë gjendjen e vështirë me të cilën po përballen tash e disa ditë pas reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe përmbytjeve në 2/3 e vendit", - ka shkruar Mehaj mes tjerash.

Lajme të ngjashme