Mediumi serb: Lajçak, Escobar, përfaqësues të Francës dhe Gjermanisë do të vizitojnë Serbinë
Mediumi serb Novosti raporton sot se përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Francës dhe Gjermanisë do ta vizitojnë Beogradin pas festave të Krishtlindjeve ortodokse për të përshpejtuar një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas raportimit të tyre, Beogradin fillimisht do ta vizitojë përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lakçak, dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, së bashku me të dërguarin e presidentit francez dhe atij gjerman, Emanuel Bonn dhe Jens Pletner.
Më tej, qëllimi i kësaj vizite është që të bindet Serbia që të fillojë negociatat me Kosovën duke u bazuar në propozimin franko-gjerman.
Kjo vizitë siç raporton ky medium po bëhet pak para përvjetorit të luftës së Rusisë në Ukrainë që është një afat joformal që Kosova dhe Serbia të darkodohen të paktën për draftin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.
