E pakonfirmuar: Mediat serbe raportojnë se një i ri serb është rrahur mbrëmë në Kllokot - NACIONALE

E pakonfirmuar: Mediat serbe raportojnë se një i ri serb është rrahur mbrëmë në Kllokot

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas shërbesës në kishë, mbrëmë rreth orës 02:30, mediet serbe raportojnë se është rrahur një i ri serb në Kllokot të komunës së Vitisë. Ngjarja për të cilën raportohet në mediet serbe të Kosovës, Kosovaonline, dyshohet të ketë ngjarë gjersa viktima e pretenduar po kthehej në shtëpi së bashku më vëllain e tij.

Stefan Tomiq, pretendon se është sulmuar nga një grup shqiptarësh, disa prej të cilëve i ka njohur, pasi që sipas tij punojnë si roje sigurie në një restorant lokal, ka raportuar mediumi serb në Kosovë, Kosovoonline.

Ai ka pësuar lëndime në sy, krah, bark dhe këmbë, ku dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në një objekt shëndetësor në Viti.

Rasti është denoncuar edhe në Policinë e Kosovës sipas medieve serbe.

Nacionale është duke tentuar të marr më shumë informacione në lidhje me rastin në rrugë zyrtare, por deri tani ende nuk e ka konfirmuar rastin.

Nacionale ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashanin, mirëpo deri më tani nuk është konfirmuar rasti.

Lajme të ngjashme