Mediat serbe publikojnë videon e arrestimit të tre policëve të Kosovës - NACIONALE

Mediat serbe publikojnë videon e arrestimit të tre policëve të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se sot në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë kufitarë patrullues policor.

Policia ka treguar se policët kanë qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, në veri të vendit.

Ndërsa, mediat serbe tashmë kanë publikuar disa fotografi të atyre që pretendohet të jenë policë të arrestuar.

Mediumi Novosti, ka postuar edhe një video të arrestimit të policëve.

Në video shihen policët të lidhur me pranga dhe me sy të mbyllur derisa dërgoheshin për tu futur në një makinë të zezë, e cila shihet nuk ka tabela të regjistrimit.

Nacionale deri tash nuk ka arritur ta verifikojë autenticitetin e kësaj videoje.

Lajme të ngjashme