“Me zemër të thyer…”: Bogujevci emocionohet kur kujton familjarët e humbur në luftë - NACIONALE

“Me zemër të thyer…”: Bogujevci emocionohet kur kujton familjarët e humbur në luftë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Saranda Bogujevci, deputete e LVV-së në Kuvendin e Kosovës, ka mbajtur një fjalë në seancën e Ditës së Çlirimit.

Në fjalën e saj, Bogujevci ka folur rreth historisë së saj dhe të familjes së saj, e cila u vra në një masakër nga forcat serbe, ku fatbardhësisht shpëtoi zonja Bogujevci.

Në momentin kur kujtoi kohën e para 25-viteve, Bogujevci u emocionua fort, duke mos arritur të vazhdojë fjalën e saj për disa momente.

“Para 25-vitesh isha një vajzë e brishtë, gjysmë e gjallë, me zemër të thyer se nuk kisha pjesën më të madhe të familjes…” – tha Bogujevci, e cila u duatrokit nga kuvendarët.

Lajme të ngjashme