Me votat e LDK-së Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar i Kuvendit
Deputeti Nenad Rashiq është zgjedhur nënkryetar Kuvendit të Kosovës.
Zgjedhje e tij është bërë e mundur me votat e LDK-së.
Rashiq ka marrë 71 vota për, 9 vota kundër dhe 24 abstenime.
Pa zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, kryeparlamentari Dimal Basha e ka shpallur Kuvendin e konstituuar.
Paraprakisht, askush prej deputetëve të Listës Serbe nuk ka arritur t`i marrë votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Kjo pasi 9 deputetë e kësaj partie që janë propozuar për këtë post gjatë përpjekës se sotme për të konstituuar Kuvendin nuk i ka marrë 61 vota.
Të gjithë deputetët e kësaj partie janë provuar nga tri herë, por nuk kanë pasur sukses.
Në 27 raundet e votimeve që janë zhvilluar, deputetët serbë kanë marrë vetëm votat e Listës Serbe.
Kundër tyre kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kurse kanë abstenuar deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që është publikuar këtë javë thuhet se propozimi për nënkryetar serb duhet të bëhet nga shumica e deputetëve, e që i bie në këtë rast, Lista Serbe.
“Nga si më sipër, Gjykata nënvizon se propozimi për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, në rastin konkret, të komunitetit Serb, duhet që të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb”, thuhet në vendim.