“Më sfiduese se kurrë”, Lajçak komenton takimet në Bruksel, thotë se "s'ka përparim në zbatimin e Marrëveshjes"
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i quajti “më sfiduese se kurrë” takimet e ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë javës së kaluar ne Bruksel.
Takimet në Bruksel përfunduan pa një takim trepalësh me kryediplomatin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, që deklaroi se Kurti nuk ishte i gatshëm dhe s’donte takim trilateral.
“Vuçiqi e Kurti paraqitën pozicionet e tyre për procesin.. Diskutimet ishin siç priten të vështira, dhe në fund, Kosova nuk ishte e gatshme dhe s’donte takim trilateral. Vuçiqi ishte i gatshëm.” – tha ai.
Në këtë kontekst, Lajçak, në përditësimin e përjavshëm të punës së tij si përfaqësues i bllokut për dialogun mes dy vendeve, shprehu keqardhje që nuk pati përparim në zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit.
Lajçak tha se zhvillimet e fundit “nuk kanë sjell ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit", teksa njoftoi se puna me kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviqin vazhdon nesër për të punuar në zhbllokimin e marrëveshjes.
"Javën e kaluar, Borrell dhe unë pritëm Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti në Bruksel për një tjetër takim të Dialogut Beograd-Prishtinë.
Fatkeqësisht, nuk kemi parë ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Diskutimet ishin sfiduese si kurrë më parë. Megjithatë, puna jonë vazhdon nesër kur do të mbledh Kryenegociatorët për të përpunuar hapat konkretë për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes." - shkroi Lajçak ndër të tjera.
Pas dështimit të takimit trilateral mes tij, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, në Bruksel, Kurti deklaroi të mërkurën se se para takimit ka kërkuar garancione “për mirëbesim dhe vullnet të mirë që mundësojnë zbatim.”
"Kam kërkuar garancione për mirëbesim dhe vullnet të mirë që mundësojnë zbatim. Nuk mund të ketë zbatim pa këto. Dhe këto vinë prej 3 garancive që i kam kërkuar: nënshkrimi, veëtm nënshkrimi sjell siguri ligjore dhe anulon shkeljet, garancia e dytë është tërheqja e lerës së Brnabiq, sepse në atë letër ajo thotë që nuk pranohet pavarësia e kosovës, ulësja në OKB dhe integriteti territorial. Ku është kuptimi i zbatimit kur të thonë që pavarësia, OKB-ja, dhe integriteti territorial nuk të respektohet. Garancia e tretë, dorëzimi i kryrkriminelit Radojçiq.
Ne nuk mund ta ngjallim Afrim Bunjakun, por Serbia duhet të na dorëzojë Radojçiqin.
Do të ketë diskutim të krynegociatorëtve në fillim të korrikut, por smund të kemi zbatim të marrëveshjes pa e realizuar mirëbesimin, dhe që besojmë që besojmë që kalojnë përmes këtyre tri garancione." - deklaroi Kurti.