“Më në fund”, Cramon mirëpret thirrjen e DASh-it për "lirimin e menjëhershëm" të policisë së Kosovës
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mirëpritur thirrjen e Departamentit të Shtetit që Serbia"të lirojë menjëherë dhe pa kushte" tre policët e Kosovës të rrëmbyer më 14 qershor.
Cramon ka shpërndarë komunikatën e Departamentit të Shtetit në llogarinë e saj në Twitter dhe ka shkruar: "Më në fund", duke treguar mbështetjen e saj lidhur me këtë komunikatë të DASh-it.
Finally @StateDept :
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) June 17, 2023
Detention of Kosovo Police - United States Department of State https://t.co/vT0kre2MYJ
Në këtë komunikatë, Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje edhe një herë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që "të lirojë menjëherë dhe pa kushte" tre policët e Kosovës të rrëmbyer më 14 qershor.
DASh u bëri thirrje presidentit Vuçiç dhe qeverisë së Serbisë që të lirojnë menjëherë dhe pa kushte policët e ndaluar të Policisë së Kosovës, duke inkurajuar njëkohësisht të dyja palët që të ndjekin planin trepikësh të përshkruar nga Bashkimi Evropian dhe të rikthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
Në një deklaratë zyrtare, Departamenti amerikan i Shtetit, theksoi se arrestimi dhe ndalimi i tyre me akuza të rreme ka përkeqësuar më tej një situatë që tashmë është e tensionuar.
"I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre dhe mbajtja për akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar. Gjithashtu vazhdojmë t'i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndjekin planin trepikësh të përshkruar nga BE-ja dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja", thuhet në reagimin e DASh-it.