"Më mirë lexo...": Von Cramon ia kthen Bashës, ky i fundit rikthehet edhe më rëndë
Një përplasje mes deputetit Dimal Basha nga partia politike Vetëvendosje dhe Viola von Cramon, raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën, ndodhi në Twitter pas zhvillimeve të fundit në komunat veriore. Reagimi i eurodeputetes erdhi pas një postimi të deputetit Basha, i cili akuzonte Von Cramon për "ofendim të policëve kosovarë dhe shfaqje të një mentaliteti imperialist."
Në përgjigje të akuzave të Bashës, Viola von Cramon është kundërpërgjigjur në Twitter, duke e këshilluar deputetin të zgjerojë këndvështrimin e tij. Ajo i kërkoi atij që të marrë parasysh deklaratën e lëshuar bashkërisht nga Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Kosovë.
"Më mirë të lexoni se çfarë thotë pjesa tjetër e botës në vend që të më sulmoni mua. Deklaratë nga ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Kosovë", - shkroi Cramon.
You’d better read what the rest of the world is saying instead of attacking me.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) May 28, 2023
Statement from the Embassies of France, Germany, Italy, the United Kingdom and the United States and European Union in Kosovohttps://t.co/GxAq1aIeem
Pas replikës së Cramon, Baska është kundërpërgjigjur duke thënë se ajo po e quan kritikën e tij një "sulm" në mënyrë që ajo të luajë rolin e "viktimës" dhe ta përdorë atë në raportin e saj.
"Tani po e quani kritikën time "sulm", kështu që mund të luani "viktimën" dhe ta përdorni këtë në raportin tuajNuk mund të ecësh si një 'kauboj' dhe të ofendosh policinë tonë, ata janë atje për të zbatuar sundimin e ligjit dhe demokracinë, forcat kriminale të Vuçiqit shkelin çdo ditë!" - ka thënë ai.