“Me koordinim a pa koordinim”, Vënia dhe heqja e masave nga Bashkimi Europian: Çka duhet te dijmë?
Që nga dakordimi i Brukselit dhe Ohrit, kur Kryeministri i Kosovës Albin Kurti se bashku me Presidentin e Serbisë Aleksanër Vuçiq, u morën vesh me Bashkimin Europian për atë që njihet si marrëveshja e Brukselit dhe zbatimi i saj sipas sekuencimit në Ohër, ku përveç tjerash, kërkohet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme, Kosovë –Serbi, si dhe marrëveshje të tjera të reja, Kurti, me tu kthyer në Kosovë uhtroi pushtet të pa koordinuar me aleatët, në krye me garantuesit e marrëveshjes, pra BE-në.
Për vite me rradhë, ai në diskursin publik, arriti që ta përhumb peshën e dakordimit në Bruksel e Ohër, duke e kthyer fjalën “koordinim”, në fjalë të ndytë.
Në njërën nga seancat plenare të Kuvendit të Kosovës, ai u drejtohej disa herë kundërshtarëve të tij, “me koordinim apo pa koordinim”, në formë tallje e përqeshje. Këta diskurs, ai dhe partia e tij e kthyen edhe në veprime sporadike, duke shpallur e fituar zgjedhje lokale në komuna me shumicë serbe, me legjitimitet të kontestuar.
Ndonëse, në Kosovë kësaj politike po ia shihte hajrin, sepse popullariteti i tij rritej, e partitë opozitare s’po e sfidonin asesi, për garantin e dakordimit të Brukselit e Ohrit kjo sjellje e Kurtit nuk u vëzhgua pasivisht. Bashkimi Europian vendosi masa ndaj Kosovës. Masa financiare, duke dëmtuar qytetarët e Kosovës, qindra-miliona euro. Kurti qëndroi “stoikisht” nën masa, duke i përçmuar ato, sepse sipas tij, Kosova po shtrihej sovranisht në tërë territorin e saj, dhe po vepronte e pavarur. Pa koordinim. Sepse, të vetëvendosur. Kështu, Kosova e Kurtit për vite, qëndroi nën masa të Bashkimit Europian, të cilët me kohë e bënë të qartë; “koordinohuni me ne, masat hiqen”, “zgjedhje në komunat me shumicë serbe, legjitimitet më i lartë për kryetarë, masat hiqen”.
Kur suksesi elektoral kapi “pikun”, Kurti lëshoi pe
Për ta përshkruar krejt këtë politikë të tij, Kurti vendosi që të garonte në zgjedhjet e 28 dhjetorit, nën slloganin “Mos lësho pe”, duke arritur suksesin më të madh elektoral ndonjëherë në vend, me mbi 51% të qytetarëve që ia aprovuan, politikën pakoordinim.
Me datë 17 mars, e martë e vitit 2026, Komisioni Evropian dha njoftimin se janë hequr të gjitha masat ndaj Kosovës.
Vetëm dy tri ditë para këtij njoftimi, Kryeministri Kurti në një konferencë për media, bëri të ditur se ka arritur kompromis dhe koordinim me Bashkimin Europian, që dokumentet e lëshuara nga strukturat paralele serbe të pranohen, për një afat të caktuar.
Po, më 17 mars, 2026 u bë e ditur se ish-Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Kthimit dhe Komuniteveve, sepse në komunën ku ishte kryetar, zyrën e tij tash e mban kryetari i ri që vjen nga Lsita Serbe. Edhe në komunat e tjera të veriut të vendit, zyret e kryetarit janë të zëna nga anëtarë të partisë Lista Serbe.
Pas orvatjeve disa vjeçare, veprim pas veprimi të pakoordinuar, në pikun e suksesit elektoral të tij, Kurti tashmë po bënë kompromis pas kompromisi, koordinim pas koordinimi.
Prandaj, këto deklarata nga Këshilli i Evropës:
“Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së”, ka thënë Plecity.
Kurse, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka shprehur keqardhje për ngërçin politik që ka ndodhur në Kosovë gjatë vitit të kaluar.
“Është për të ardhur keq që pasiguria dhe ngërçi politik kanë ngadalësuar ndjeshëm reformat e nevojshme që Bashkimi Evropian pret nga aplikantët, të cilat janë gjithashtu qartësisht jetike për vetë vendin. Ka shumë qartë fusha në të cilat Kosova ka bërë regres të ndjeshëm gjatë vitit të kaluar”, ka thënë ai.