“Me dhan viza dhe ase gja tjeter”: Përkrahësit e VV-së e fyejnë Hovenierin pas qëndrimit për Urën - NACIONALE

“Me dhan viza dhe ase gja tjeter”: Përkrahësit e VV-së e fyejnë Hovenierin pas qëndrimit për Urën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Jeff Hovenier, tha të premten se vendet e Quint-it nuk e përkrahin ndryshimin e statusit për Urën e Ibrit në Mitrovicë. Ky qëndrim nuk u pëlqeu shumë komentuesve në rrjete sociale, të cilët edhe e fyen ambasadorin amerikan.

Hovenieri e bëri të ditur qëndrimin e vendeve të Quint-it pas një takimi të ambasadorëve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë të premten paradite, raporton gazeta "Nacionale".

"Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara .... u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës aktualisht" – tha ai pas takimit me Kurtin.

Të ashpra ishin reagimet e komentuesve në rrjete sociale, të cilët përdorën edhe shprehje fyese ndaj ambasadorit amerikan.

Rifat Osmani shkroi duke fyer: “Ura duhet te hapet pa tjeter, doni apo nuk doni o qen mu*i, ani Amelika sjau vet Albini juve se qka thu ,simbas ligjit ju jveni vetem me dhan viza dh ase gja tjeter.”

Egzon Laureta Alidema shkroi: “He po ju fryn pi rusit a qa ish kan rusi. Qashtu perkrahne ni shtet qe veq krime din me ba .Ah po mir qe Albini spo jav rras bre.”

Zonja Naza Sejdiu e pyeti ambasadorin me ironi: “A baba ta ka lone Kosoven ti me vendos a mu qel ura. TURP TE KESHE URAT BASHKOJNE NJERZIMIN.”

Burim Sallahu e shtypi pullën “Caps Lock” në tastierë dhe shkroi me disa gabime drejtshkrimore: “RRNOFT ALBIN KURTI QKA THOTE KU AMBSDORI KUSH SE PYTE KY VEQE VIZA LESHON PER UREN PYETE ALBINI DHE POPLLI.”

Nysret Maloku ishte edhe më i prerë, gjithashtu me pullën “Caps Lock” të shtypur: “O SKA ME TE VET BABA ALBIN HIQ URA KA MU HAP.”

Lajme të ngjashme