Me armë e mjet të mprehtë bujqësor: Rrahje mes tre personave në Podujevë - NACIONALE

Me armë e mjet të mprehtë bujqësor: Rrahje mes tre personave në Podujevë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rrahje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Podujevë.

Në përleshje janë përdorur edhe armët e zjarrit dhe mjete të mprehta bujqësore, ka bërë të ditur Policia.

Si rezultat, një person ka pësuar lëndime.

Njoftimi i Policisë:

Podujevë 05.07.2023-12:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur një armë zjarri dhe një mjet të mprehtë bujqësor. Si pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë zjarri, pesë fishekë, një gëzhojë dhe një mjet punues bujqësor. Me vendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, një lirohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari i tretë mbetet në QKUK për tretman mjekësor.

Lajme të ngjashme