Më 16 korrik vendimi për mocionin që synon rrëzimi e disa prej akuzave - NACIONALE

Më 16 korrik vendimi për mocionin që synon rrëzimi e disa prej akuzave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trupi Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” i Gjykatës Speciale ka njoftuar se më n 16 korrik do të publikojë vendimin në lidhje me Mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse.

Ky mocion synon rrëzimin disa pjesëve të caktuara të Aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së më 12 qershor kanë dorëzuar mocionin, kurse kundërpërgjigja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka shkuar në adresë të Gjykatës më 7 korrik.

Seanca në të cilën do të shqyrtohet ky mocion do të fillojë nga ora 9 e mëngjesit.

Lajme të ngjashme