Mbyllet protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës, paralajmërohet padi dhe vazhdim i kundërshtimit - NACIONALE

Mbyllet protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës, paralajmërohet padi dhe vazhdim i kundërshtimit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës.

Protesta përfundoi tek zyret e ZRrE-së.

Para shkuarjes atje, organizatorët kanë paralajmëruar padi dhe bllokim rrugësh.

Protestuesit që kanë dalur për të kundërshtuar rritjen e çmimit të rrymës, kanë nisur rrugën drejt ZRrE-së.

Ata kanë paralajmëruar se do të bllokojnë çdo rrugë e çdo shesh.

“Anëtarët e grupit kanë filluar përgatitjen e padisë, do të ndjekim rrugët ligjore. Fatkeqësisht ZRrE-së, ne do të grumbullohemi përsëri, nëse është nevoja do të bllokojmë çdo rrugë, e çdo shesh, deri në momentin e fundit, sepse qëllimi është i qartë. Përgjigja është e qartë: asnjë cent më shumë. Nuk iu përgjigjën as gazetarëve. Do të shkojmë bashkërisht, para zyreve të ZRRE-së. Do të kërkojmë në mënyrë të qetë, mënyrë dinjitoze, dhe t’u themi edhe para syve se thirrja është e qartë: Asnjë cent më shumë”, tha njëri nga organizatorët.

E tjetri organizator, Ali Sefaj, tha se të martën do të dorëzojnë padi.

Çfarë ndodhi sot?

Bordi i Zyrës se Rregullatorit të Energjisë sot i ka miratuar propozimet për aprovimin e të hyrave te lejuara maksimale të operatoreve energjetik.

Miratimi i këtyre kërkesave nënkupton se ky institucion ka vendosur për shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend.

Ndonëse propozimit për aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale për OST/OT; propozimit për aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale për OSSH; dhe propozimit për aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale për FSHU është bërë më 5 vota për dhe asnjë kundër, askush prej të pranishmeve në sallë nuk ka dashur të flas se cila do të jetë përqindja e rritjes se tarifave për energjinë.

Pas miratimi të këtyre raporteve, Kryesuesi i Bordit të Zyrës Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, ka kërkuar nga gazetarët që të lirojnë sallën.

Meqenëse tani kemi piken për shqyrtimi i Ankesave të Konsumatorëve, i kisha lutur të gjitha mediat me na mirëkuptu, për shkak të privatësisë kalojmë në seancë të mbyllur dhe vazhdojmë me pika tjera të rendit të ditës”, ka thënë ai.

Kjo ka nxitur reagimin e gazetarëve të pranishëm, të cilët kanë kërkuar sqarime se sa për qind është rritur çmimi i energjisë elektrike.

Askush prej anëtareve të bordit të ZRR-së dhe as kryesuesi Fejzullahi nuk është përgjigjur në pyetje e gazetarëve.

Vetëm pas polemikave të shumta të gazetarëve, Fejzullahi ka thënë se përmes një komunikate për media do të jepen më shumë detaje.

Ne do ta lëshojmë edhe një komunikatë për media dhe do ti shihni të gjitha detajet”, ka thënë ai.

Duke i thirru në burimet e saj, Radio Evropa e Lirë ka bërë me dije se rritja e çmimit do të jetë rreth 16 për qind.

Lajme të ngjashme