Mbyllen 6 njësi të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’ në veri, dinari ende pa zgjidhje përmes dialogut
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur në bashkëpunim me organet relevante dge me urdhër të prokurorit janë mbyllur gjashtë njësi të ashtuquajturës bankës postare kursimore ilegale në veri të vendit.
Siç thuhet në komunikatë ,“ky operacion policor është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë, aksion ky i cili deri më tani ka kaluar pa ndonjë problem apo incident.”
Ky aksion sipas Policisë u bë pas raportimeve të institucioneve monitoruese financiare.
“Policia e Kosovës, pas raportimeve të institucioneve monitoruese financiare, si Njësia e Inteligjencës Financiare dhe Banka Qendrore e Kosovës, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, bazuar në autorizim të prokurorit kompetent, është duke zhvilluar një operacion policor në gjashtë lokacione të katër komunave në veri të Kosovës, e që janë i ashtuquajturi Trezori i Bankës Postare Kursimore (Banka Postanske Stedionice) dhe pesë filialeve të tjera të saj, që kanë vepruar ilegalisht në këtë zonë të Republikës së Kosovës.” – thuhet aty
Sveçla thotë se po zbatohet rendi e ligji
Ministri i Brenshëm Xhelal Sveçla ka reaguar për mbylljen e këtyre katër njësive, duke e quajtur vendosje të rendit dhe ligjshmërisë.
“Sundimi i rendit dhe ligjit, shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi ynë për të cilin jemi zotuar në vazhdimësi.”
Edhe Sveçla ka përmendur koordinimin ndërmjet institucioneve relevante për realizimin e këtij aksioni.
3 muajt e tranzicionit për dinarin kaluan, zgjidhja s’u gjet as në Bruksel
“Zgjidhja e përkohshme por e qëndrueshme” siç qe frazuar nga Bashkimin Evropian për çështjen e dinarit, nuk u arrit as në të shtatit takim të fundit në Bruksel.
“Palët s’deshën kompromis”, thanë nga BE.
Megjithëse u tha se për disa gjëra të posaçme “palët kapërcyen dallime” – siç u tha, për krijimin e një entiteti biznesor (i.e bankar) – çështja ku ngeci ishte “shtrirja e përgjithshme e aktiviteteve” të këtij entiteti biznesor.
Kosova fajësoi Serbinë, Serbia Kosovën, BE-ja që të dyja; teksa njoftoi se takim tjetër për të njëjtën çështje do të ketë atëherë “kur palët të sinjalizojnë gatishmëri” që sot, sipas tyre, nuk kishte.
“Për Serbinë kjo çështje nuk përbën kurrfarë urgjence, primare për të është të mos lejojë zgjidhje për këtë çështje”, tha Bislimi pas mbylljes së takimit në Bruksel.
Bislimi madje shtoi se as ndërmjetësi Lajçak s’do të thërret takime të reja, përveç nëse do të ketë konstruktivitet për zgjidhje.
Homologu i tij Petar Petkovic, tha se shkoi me “gjashtë propozime të reja konstruktive...që Prishtina i refuzoi të gjitha”.
“Takimi i fundit i sotëm dëshmoi se palët nuk ishin në gjendje të gjenin një zgjidhje kompromisi për çështjet e mbetura të hapura. BE shpreh keqardhjen që sot nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje. BE vlerëson se nuk ka gatishmëri për të gjetur një marrëveshje kompromisi për të ecur para”, thanë në anën tjetër nga BE.
Banka Qendrore e Kosovës kishte dhënë tre muaj periudhë kalimtare për çështjen e dinarit, prej 1 shkurtit efektivisht dhe esencialisht të ndaluar si mjet i ligjshëm pagese.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u kishte bërë thirrje “shtyllave të tjera të pushtetit” që në atë periudhë tre-mujshe të mos aplikoheshin dënime ndaj serbëve që shesin/blejnë në dinarë.
Por megjithatë në rrafshin faktik importi i dinarit është ndaluar, por jo edhe dinari si mjet pagese.
Ndryshe, BQK edhe pasi kaloi faza tranzitore, në asnjë germë të vetme në komunikatën e tyre nuk treguan për dënime ndërsa asnjëherë nuk është bërë e ditur se mbi cilën bazë ligjore të mbështetet ndëshkueshmëria eventuale dhe konsekuente.