Mbretresha e rock ‘n’ roll: Tina Turner vdes në moshën 83-vjeçare
Tina Turner, artiste e njohur amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.
Siç raporton Reuters, këngëtarja amerikane, që bëri famë në krejt globin, ka vdekur këtë të mërkure.
“Ajo vidq në mënyrë paqësore, pas një sëmundje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Zurich-ut, Zvicër” – shkruan Reuters, transmeton Nacionale.
Turner ishte një nga ikonat e muzikës, ndërsa karrierën e saj e filloi në vitet 1950-ta, kur edhe kishte lindur “rock and roll”-i. Turner mbahet mend për paraqitjet e saj të zjarrtja, ndërsa ajo është edhe këngëtarja që e këndoi këngën ikonë të titulluar “Simply the best”.