Mblidhet VV-ja, flasin për politikë e “çështjet organizative” - NACIONALE

Mblidhet VV-ja, flasin për politikë e “çështjet organizative”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur një mbledhje ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Në takim, thuhet se është folur për situatën politike në vend dhe për “çështjet organizative”.

VV-ja në një komunikatë thotë se qeveria ka shtuar 1 miliardë euro në buxhet, derisa vazhdoi edhe me lavdërime të tjera.

“Buxheti për 2024 do të përfshijë investime të mëdha në ekonomi, mbështetje të bizneseve, mbështetje të punësimit, vazhdim të mbështetjes për pjesët më të ndjeshme të shoqërisë tonë, dhe komunat do të kenë mbështetje rekord me buxhet.” – thuhet në njoftim.

Veç kësaj, është folur edhe për ngjarjet e fundit, ku VV-ja përmendi reagimin e shpejtë e profesional të institucioneve të sigurisë.

“Te çështjet organizative u fol për punën që po bëhet nëpër qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në formimin e pikave, zgjerimin e anëtarësisë, dhe në veçanti për dy organizatat tona GVV dhe RVV të cilat kanë konsoliduar strukturat e tyre dhe tashmë po zhvillojnë aktivitete të shumta. Koncentrimi i organizatës në nivel lokal është qendror dhe duhet intensifikuar edhe më shumë prej aty ku jemi në qeverisje e deri aty ku jemi opozitë, si alternativa e vërtetë, si alternativa e duhur qeverisëse, u tha në këtë mbledhje.” – thuhet në fund.

Lajme të ngjashme