Mblidhet KQZ, diskuton për zgjedhjet në veri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka planifikuar një mbledhje me fillim nga ora 11:00.
Në këtë mbedhje do të diskutohet për çështjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës.
Për më shumë, shikojeni rendin e ditës mëposhtë:
“1. Shqyrtimi dhe miratimi i Procedurave të votimit dhe numërimit, për procesin e
votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok,
Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Formave Zgjedhore, për procesin e votimit për apo kundër
largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e
Veriut;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve, për procesin e
votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok,
Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”