Serbët mblidhen afër Kishës Shën Sava në Beograd - me thirrje nacionaliste brohorasin kundër Kosovës - NACIONALE

Serbët mblidhen afër Kishës Shën Sava në Beograd - me thirrje nacionaliste brohorasin kundër Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sonte në Beograd, dhjetëra serbë janë grumbulluar pranë kishës Shën Sava duke broohoritur thirrje nacionaliste dhe gjenicidale kundër Kosovës.

Ky grumbullim është bërë si shënjë përkrahse ndaj grupeve kriminale të cilët kanë bllokuar rrugët në veri të Kosovës.

Me flamuj në duar serbët kanë kënduar këngë nacionaliste të kohës së kriminelit Sllobodan Millosheviq, duke thërritur thërrasin ”Jo ndarje” dhe ”Kosova është zemra e Serbisë”.

Madje, siç raporton Radio Evropa e Lirë, një prej organizatorëve - me maskë në fytyrë - i ka thënë audiencës se nuk dëshiron të bëjë të ditur identitetin, por është nga Kosova. Ai i ka thënë turmës se nuk dëshiron “Asociacion të komunave me shumicë serbe” dhe që Kosova është pjesë e Serbisë.

Ndërkohë barrikadat vazhdojnë të bllokojnë rrugët e Kosovës, teksa Serbia vazhdon të ‘shqyrtojë’ vendimin për t’i kthyer 1000 trupa të armatosura në Kosovë duke u thirrur në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Lajme të ngjashme