Mbledhja ndërqeveritare Kosovë-RMV: Nis takimi mes Kurtit dhe Mickoskit - NACIONALE

Mbledhja ndërqeveritare Kosovë-RMV: Nis takimi mes Kurtit dhe Mickoskit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbledhja ndërqeveritare Kosovë – Maqedoni e Veriut ka nisur pas pritjes me ceremoni shtetërore të kabinitetit qeveritar maqedonas në Prishtinë.

Dy qeveritë u përshëndetën me njëri tjetrin, për të nisur me takimin bilateral mes kryeminitrave: Albin Kurtit dhe Hristjan Mickoskit.

Në ora 12:00, sipas agjendës së publikuar nga Zyra e Kryeministrit, nis takimi i plotë ndërqeveritar G2G për t’u pasuar me nënshkrimin e disa marrëveshjeve bilaterale Kosovë-RMV.

Aty përfshihen Marrëveshja Pika të Përbashkëta Kufitare, Marrëveshje Energjetike dhe Memorandum për Arsim, Shkencë dhe Inovacion.

Para drekës zyrtare që supozohet të shënojë përfundimin e takimit ndërqeveritar, Kurti dhe Mickoski për gjysmë ore (13:45 – 14:15) do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Lajme të ngjashme