Mbledhja e Kryesisë së PDK-së: Hamza ka njoftuar anëtarët për punën në përpilimin e ofertës së PDK-së - NACIONALE

Mbledhja e Kryesisë së PDK-së: Hamza ka njoftuar anëtarët për punën në përpilimin e ofertës së PDK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të Kryesisë, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend.

Sipas komunikatës së PDK-së, në këtë mbledhje, kandidati i kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza, ka informuar anëtarët për punën që është bërë në përpilimin e programit dhe ofertës së PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryetari Krasniqi i ka njoftuar anëtarët e Kryesisë me të gjitha përgatitjet që po bëhen në mobilizimin e të gjitha strukturave të partisë, brenda dhe jashtë Kosovvës. Kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar anëtarët e Kryesisë me punën që është bërë në përpilimin e programit dhe ofertës së PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit. Hamza ka thënë se PDK do të ketë programin më të mirë dhe më profesional - pikërisht atë për të cilin kanë nevojë sot vendi dhe qytetarët”, është thënë në komunikatën e partisë.

Në këtë mbledhje anëtarët e Kryesisë së PDK-së i kanë dhënë mbështetje të plotë kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, në raport me punën dhe programin e tij qeverisës.

“Partia Demokratike e Kosovës, me 9 shkurt të vitit 2025, në zgjedhjet e reja parlamentare në vend, përmes kandidatit të saj Bedri Hamza, ofertës së tij programore dhe listës së kandidatëve për deputetë, do t’i jap vendit një Qeveri të re që rikthen shtetin në rrugën e zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik”, është thënë në komunikatë.

Lajme të ngjashme