Mbikalimi që su bë kurrë po sjell vdekjen e qytetarëve - NACIONALE

Mbikalimi që su bë kurrë po sjell vdekjen e qytetarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot, në lagjen Veternik të Prishtinës, një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë në lëvizje.

Në momentin e aksidentimit viktima ishte duke e kaluar rrugën në një zonë ku nuk parashihet qarkullimi i këmbësoreve.

Dy vite më parë ministri i atëhershëm i Infrastrukturës, Lumnir Abdixhiku dhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishin nënshkruar një memorandum për “Hyrjen e Prishtinës”, ku do të lehtësohej trafiku në atë lagje, krahas kësaj parashihej edhe një mbikalim.

Mirëpo, ky mbikalim i paraparë nuk u ndërtua asnjëherë, duke detyruar qytetarët që të rrezikojnë jetën duke kaluar në hapësira të cilat nuk janë të parapara për këmbësor.

Në këtë projekt ishte paraparë edhe ndriçimi i asaj pjese, mirëpo i vetmi ndriçimi vjen nga bizneset përreth.

Lajme të ngjashme