Mbi pesë orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova - NACIONALE

Mbi pesë orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se pritjet për të hyrë dhe për të dal nga Kosova në pikën kufitare Merdarë janë të gjata.

Për të hyrë nga kjo pikë qytetarët duhet të presin mbi 3 orë, ku kolonat janë të gjata deri 900 metra, ndërsa për të dal nga Kosova përmes kësaj pike, pritjet janë deri në 5 orë e 20 minuta, ndërsa gjatësia e kolonave janë 1 kilometër e 200 metra.

Ndërsa tek Dheu i Bardhë situata qëndron shumë herë më e qetë, kur për të hyrë në Kosove pritjet janë deri 30 minuta, ndërsa për të dal janë deri në 1 orë.

Në pikat e tjera përgjatë kufirit të Kosovës situata vazhdon të qëndrojë e qetë.

Lajme të ngjashme