Mbi një shekull përplasje dhe bashkëjetesë zori mes Ukrainës dhe Rusisë
Për disa muaj, Federata Ruse kishte grumbulluar ushtrinë e saj rreth kufirit me Ukrainën. Mëngjesin e 24 shkurtit, presidenti Vladimir Putin turri ushtrinë e tij drejt territorit të Ukrainës. Përgjatë një muaj po vazhdon terrori ndaj ukrainasve, ku mijëra prej tyre janë vrarë, ndërsa afër tre milion janë larguar nga vendbanimet e tyre.
Terrori i tash e një muaji veçse kujton periudhat e gjata e të mundishme të të kaluarës mes dy popujve. Terrori i ushtrisë së Federatës Rusë nuk është veçse i tanishëm. Ai shpërfaqë aspiratat dhe terrorin e moçëm të shtetit rus karshi ukrainasve.
Bile, shumë prej rusëve tash e disa shekuj Ukrainën e shohin si "Djep i Rusisë". Çka ka quar në konflikte për mbi 100 vitet e fundit.
Carët dhe bolshevikët
Pas disa kryengritjeve, në mes të viteve 1650 rusët arritën të largojnë polakët që sundonin, nga një pjesë e territorit të Ukrainës së sotme. Carët rusë do sundonin territorin e Ukrainës për më shumë se 100 vjet, por duke e ndarë territorin me Perandorinë Austro-Hungareze. Ky bashkë-pushtimi mbi këto territore zgjati deri në vitin 1917. Perandoria e austro-hungarezëve veçse po shuhej pasi po humbiste Luftën e Parë Botërore.
Para rënies së Habsburgëve nga froni do binin Rumanovët e Rusisë. Vladimir Ilyich Lenin me bolshevikët e tij përmes revolucionit të tetorit do të rrëzonin nga froni carin e fundit të Rusisë, Nikola II. Bolshevikët do zhyteshin në luftë të përgjakshme civile përgjatë gjithë territorit të unionit të ardhshëm, Bashkimit Sovjetik, dhe do arrinin të fitonin pushtet absolut mbi gjithë atë territor dhe popujt e tyre.
Nacionalistët ukrainas të shtyrë edhe nga shtete të fuqishme evropiane, do shpallnin pavarësinë e Republikës Popullore të Ukrainës më 1921. Bolshevikët po lufton prej 1917 me qeverinë nacionaliste ukrainase, dhe jo vetëm, dhe do i mposhtnin më 1922 ku në krye të ukrainasve do vendosnin qeveri me bolshevikë ukrainas. Kjo qeveri, një vit pas vendosjes se diktatit të Leninit, do vendoste që Ukraina t’i bashkangjitet Unionit të Republikave që do njihej si Bashkimi Sovjetik. Ukraina ishte republika e dytë për nga territori dhe numri i banorëve në BRSS.
Bashkëjetesa me zor dhe kriza e urisë
Bashkëjetesa me zor me ukrainasve me Bashkimin Sovjetik do të vazhdonte edhe me vdekjen e Lennit, kësaj here nën thundrën e Josef Stalinit. Diktatori sovjetik do mbante nën kontroll ukrainasit përmes terrorit të policisë sekrete, vrasjeve dhe burgosjeve të kundërshtarëve politik, e deportimit të njerëzve nëpër kampe të përqendrimit.
Pos politikave represive të policisë sekrete, ukrainasit do vuanin edhe më shumë me nisjen e zbatimit të politikave të kolektivizimit sidomos përgjatë viteve 1932-1933. Nga këto politika represive do fillonte krizë e paparë e urisë tek ukrainasit, sidomos tek fshatarët të cilëve do ju merreshin me zor të korrrurat. Brenda 1 viti, nga uria vdisën miliona ukranias. Kjo periudhë e urisë tek ukrainasit njjihet me emrin Holodomor, fjalë nga gjuha ukrainase që përshkruan urinë.
Ukrainasit do përballeshin edhe një herë me uri dhe vrasje masive.
Miliona të vdekur në frontet e luftës, shfarosje masive të popullsisë civile nëpër kampe të përqendrimit, shkatërrime të qyteteve e fshatrave e zhvendosje të milionave njerëzve në Ukrainë do ndodhnin edhe pas pushtimit që Gjermania Naziste i bënte Bashkimit Sovjetik. Territori i sotëm i Ukrainës do ishte vend-betejash të përgjakshme mes dy shteteve në luftën që zgjati 5 vjet. Largimi i nazistëve s’do çlironte njëmend ukrainasët, pasi shtypja politike e ekonomike do vazhdonte përmbi ta edhe për 45 vite tjera prej Kremlinit.
Pa perde të hekurt, por me probleme e aspirata të moçme
Më 8 dhjetor 1991 zyrtarisht do shpërbëhej Bashkimi Sovjetik. Që në janar të vitit 1990 ukrainasit kishin nisur marshet dhe protestat për pavarësim nga BRSS-ja. Përgjatë atyre muajve do organizohej referendum me pyetjen se a duhet të shpallte pavarësinë Ukraina. 90 për qind e ukrainasve do votonin pro kësaj pyetje. Parlamenti i Republikës së Ukrainës shpallte pavarësinë.
Tri ish-republikat e Bashkimit Sovjetik, Rusia, Bjellorusia dhe Ukraina nënshkruanin marrëveshje më 8 dhjetor për shpërbërjen zyrtare të BRSS-së, dhe ku nisnin njohjet e para të pavarësisë tashmë të shpallur nga ukrainasit, e cila menjëherë do niste reformat për ndryshimin e kushtetutës, rrjedhimisht ndryshimet e sistemit politik dhe ekonomik të vendit.
Teleshat tashmë mes dy shteteve fqinje do nisnin menjëherë. Koka të armëve bërthamore që dikur zyrtarisht i përkisnin Bashkimit Sovjetik tashmë gjendeshin nën pronësi të ukrainasve të pavarur. Zyrtarët e Federatës Ruse asesi s’e pranonin këtë dhe do nisnin negociatat dy vjeçare me zyrtarët e Ukrainës për t’ua dorëzuar kokat bërthamore.
Por, menjëherë do nisnin telashet me tashmë fqinjin e tyre, Rusinë. Koka bërthamore, që dikur zyrtarisht i përkisnin Bashkimit Sovjetik, tashmë ishin nën kontroll të Ukrainës së pavarur, dhe këtë se pranonin asesi zyrtarët e sapo të themeluares Federatës Ruse. Përgjatë disa viteve do zhvilloheshin negociata mes dy shteteve të cilët arritën në marrëveshje, që njihet si marrëveshja e Budapestit. Ukrainasit do dorëzonin kokat e armëve bërthamore dhe në këmbin do merrnin zotimin e rusëve se do respektonin ‘‘pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës në territorin e saj’’. Britania e Madhe do t’i dilte për zot garantimit të marrëveshjes, çka ishte shtysa e fundit e ukranasve për të nënshkruar.
Heshtje 10-vjeçare deri tek Revolucioni i Portokallt
Që prej nënshkrimit të marrëveshjes së Budapestit dy shtetet zyrtarisht do kishin marrëdhënie ‘‘normale-fqinjësore’’. Ndikimi i rusëve do vazhdonte brenda shtetit të Ukrainës, sidomos ai ekonomik. Pavarësia ukrainasve s’u shkoi edhe aq mirë në 10 vitet e para; skandale të shumta korruptive, kriza të njëpasnjëshme ekonomike, cënim të lirisë së shprehjes ishin ngjarje që do cënonin pushtetin e presidentit (1994-2005) Leonid Kuchma, i cili s’i bezdiste edhe aq rusët sa ishte në pushtet.
Në vitin 2004, politikani opozitar Viktor Yushchenko do shpallte kanditaturën për president të Ukrainës dhe që bënte thirrje që vëmendja e ukrainasve të kthehej kah Bashkimit Evropian dhe një ditë anëtarësimi në union.
Kundër kanditat i tij do ishte Viktor Yanukovych, kryeministër në detyrë, dhe me përkrahje të ish-presidenti Kuchma dhe me lidhje të ngushta me Kremlinin e udhëhequr nga Vladimir Putin. Yanukovych haptazi ishte pro politikave të Federatës Ruse dhe tentonte përforconte edhe më tej lidhjet mes dy shteteve.
Yanukovych zyrtarisht do i fitonte zgjedhjet presidenciale nga një numër i vogël i votave, por Yushchenko s’do pranonte rezultanin duke akuzuar se zgjedhjet presidenciale ishin të manipuluara.
Përkrahësit e opozitarit do nisnin protesta masive nëpër Ukrainë, sidomos në kryeqytetin Kiev, që do njihej edhe si Revolucioni i Portokallt. Demostratta masive do shtynin Yanukovychin të jepte dorëheqje. Opozitari Yushchenko do ishte president i Ukrainës deri në vitin 2010, dhe ndër tjera do akuzonte Rusinë se ka dashur ta eliminojë fizikisht duke e helmuar.
Në vitin 2010, aleati i presidentit Putin, Viktor Yanukovych do t’i fitonte zgjedhjet presidenciale në Ukrainë.
Ukrainasit mes revolucionit dhe ri-pushtimit
Viktor Yanukovych do refuzonte të nënshkruante më dhjetor 2013 Marrëveshjen mes Ukrainës dhe Bashkimit Evropian. Protesta masive do nisnin menjëherë në Kiev si dhe nëpër qytetet tjera të Ukrainës. Përkundër kësaj, presidenti i atëhershëm ukrainas do niste marrëveshje me Federatën Ruse për përforcim edhe më të madh të lidhjeve mes dy shteteve.
Ukrainasit do protestonin për disa muaj dhe kah fundi i shkurtit 2014 edhe parlamenti i Ukrainës do votonte për ta larguar nga pushteti Yanukovychin. Ai do largohej nga Ukraina në drejtim të Rusisë, e cila vazhdon t’i bëjë konak edhe sot e kësaj dite.
Në mars 2014, Rusia nisë aneksimin e Krimesë, por duke mos e bërë zyrtarisht, por duke mbështetur me trupa e armë pjesëtarët e komunitetit rus në këto krahina të Ukrainës. Lufta e rusëve për pushtim të pjesëve të territoreve të Ukrainës do vazhdonte edhe në pjesë tjera, për ta pushtuar pastaj edhe rajonin që njihet si Don-Bas.
Përgjatë 8 viteve janë zhvilluar luftime të ashpëra mes ushtrisë ukrainase dhe forcave seperatiste ruse të udhëhequra nga Kremlini dhe ku kanë vdekur dhjetëra-mijëra persona.
Ndërkaq, zyrtarisht Federata Ruse ka hyrë me trupa ushtarake në Ukrainë më 24 shkurt 2022. Luftë e cila po vazhdon tash e më shumë se një muaj.