Mbi një orë pritje në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë për t’u larguar nga Kosova
Vazhdojnë pritjet nëpër pikat e kalimit kufitar.
Tash koha e pritjes është shtuar për t’u larguar nga Kosova. Kështu bëhet e ditur nga Ministria e Brendshme.
Në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë pritjet janë nga një orë deri në një orë e gjysmë, raporton Nacionale.
Pritje nuk ka nëpër pikat e tjera kufitare.