Masat: BE-ja s’ka pajtim të plotë, pritet të hiqen pjesërisht e gradualisht - NACIONALE

Masat: BE-ja s’ka pajtim të plotë, pritet të hiqen pjesërisht e gradualisht

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian raportohet se nuk ka pajtim të plotë për heqjen e masave ndëshkuese, të vendosura para një viti ndaj Kosovës, pas tensioneve në veri të vendit.

Megjithatë, siç raporton “REL”, si kompromis pritet që masat të hiqen pjesërisht e gradualisht.

Mediumi raporton se burimet diplomatike në BE, pas takimit të djeshëm të Komitetit për Politikë dhe Siguri ku pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e shteteve.

Shumica e shteteve anëtare janë në favor të heqjes së plotë të masave, siç thuhet edhe në raportin e kryediplomatit evropian, Josep Borrell.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politike të jashtme dhe siguri, Josep Borell, në raportin e dorëzuar i cili u diskutua të mërkurën, rekomandoi heqjen e masave.

Burimet në lidhje me rekomandimin, thanë:

“Duke marrë parasysh hapat që ka ndërmarrë Kosova drejt përmbushjes së kërkesave të BE-së të shprehura në deklaratën e 3 qershorit të vitit 2023, përfaqësuesi i lartë i rekomandon Këshillit që të marrë qëndrimin e heqjes së masave ndaj Kosovës, në të njëjtën kohë duke respektuar prerogativat institucionalë”.

Takimi i së hënës

Të hënën në Luksemburg pritet të mblidhet Këshilli për Punë të Jashtme i kryesuar nga Josep Borrell.

Mes tjerash, në agjendën e takimit do të jetë edhe Ballkani Perëndimor.

Siç thuhet në faqen zyrtare të Këshillit Evropian, në takimin e së hënës do të ketë shkëmbim të pikëpamjeve rreth Ballkanit Perëndimor ku do të marrin pjesë edhe ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit, duke përfshirë këtu edhe nga Kosova.

Në media, u raportua se heqja e masave mund të jetë në rend dite në takimin e 24 qershorit.

Lajme të ngjashme