Masa të rrepta të sigurisë në vendin ku ndodhi sulmi, raportohet për të arrestuar në Zubin Potok
Mediumi “Telegrafi” ka publikuar disa fotografi nga vendi i sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit.
Në fshatin Varagë të Zubin Potokot tashmë ka njësite të shtuara të Policisë së Kosovës, ku ka shkuar edhe kryeministri Albin Kurti.
Ndërsa mediumi “Koha” ka raportuar për disa të arrestuar në fshatrat e Zubin Potokut, ndonëse nuk dihet ende nëse këto arrestime ndërlidhen me sulmin e mbrëmshëm.
“Disa të dyshuar janë arrestuar në fshatrat e Zubin-Potokut të shtunën, pas bastisjeve nga Policia e Kosovës.
Ende nuk dihen nëse të dyshuarit kanë lidhje me shpërthimin në Ibër-Lepenc.
Përveç arrestimeve, Policia ka konfiskuar edhe disa materiale të ndryshme” – ka raportuar Koha.