Marshi: “Gjithë shqiptarët kudo që janë, Shqipëri, Diasporë, Maqedoni, Çamëri, sot jemi të gjithë në Prishtinë” - NACIONALE

Marshi: “Gjithë shqiptarët kudo që janë, Shqipëri, Diasporë, Maqedoni, Çamëri, sot jemi të gjithë në Prishtinë”

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Sot, me fillim nga ora 14:00, në Prishtinë mbahet marshi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, një ngjarje që pritet të mbledhë një numër të madh qytetarësh.

Në këtë organizim do të marrin pjesë edhe figura të njohura publike dhe politike. Ndër ta është edhe deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë.

“Gjithë shqiptarët kudo që janë, Shqipëri, Diasporë, Maqedoni, Çamëri, sot jemi të gjithë në Prishtinë”, është shprehur ai.

Ndërkohë, Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi në Instastory, ku shfaqet së bashku me këngëtarin Yll Limani.

Lajme të ngjashme