Marrëveshja për targat, Syla e Mirena festojnë “dinjitetin e Albin Kurtit” - NACIONALE

Marrëveshja për targat, Syla e Mirena festojnë “dinjitetin e Albin Kurtit”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas arritjes së marrëveshjes për targa mes Kosovës e Serbisë, ndër reaguesit e shumtë kanë qenë edhe analistët Valon Syla e Ilir Mirena.

Me një formë më të veçantë reagimi, Syla ka postuar një fotografi duke pirë së bashku me Mirenën.

“Meze s'kemi, por po pijmë. Po e festojmë dinjitetin e Albin Kurtit,” është shkrimi që shoqëron fotografinë e shpërndarë nga analisti, nën hashtaget #albanologji #albinizëm.

Kujtojmë se pak kohë më parë kryediplomati evropian Joseph Borrell, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes përmes një cicerime në Twitter.

“Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t'u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, shkroi Borrell, duke njoftuar edhe për detajet nga kuptohet se, Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës ndërsa Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

Lajme të ngjashme