Marrëveshja e Ohrit “është në fuqi”: Kallas kërkon ‘përmbushjen’ e saj nga Kosova dhe Serbia
- Sanksionet kanë nisur të heqen “gradualisht” – Marrëveshja e Ohrit është në fuqi.
Këto ishin dy pikat kyçe të mesazheve që Shefja e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, i dha në Prishtinë në vizitën e saj të parë në vend – dhe rajon – në kapacitetin e saj aktual.
Kallas kritikoi mbylljen e disa shërbimeve të strukturave paralele serbe në veri për të cilat tha se “minojnë” vetë kërkesën e depërshkallëzimit si kusht për heqjen e tërësishmne të masave ndëshkuese të BE-së, të vendosura tash e dy vjet.
Për Marrëveshjen e Ohrit ajo tha se si marrëveshje bazike për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi “mbetet në fuqi”.
“Dhe, duhet të përmbushet nga të dyja palët”, tha Kallas.
Kallas la të kuptojë se po punon për takim të Nivelit të Lartë në kuadër të dialogut në nivel liderësh shtetëror të Kosovës dhe Serbisë.
“Me (fascilituesin e ri) Sorensen jemi ulur edhe kemi biesduar se çka bën dhe çka s’bën në këtë proces”, tha Kallas. “Kam thënë që jam e gatshme të kontribuojë për këtë proces normalizimi, sepse është në interesin e Kosovës dhe Serbisë, normalizimi i marrëdhëieve”.
Kallas duke folur për mbetjen në vendnumëro në rrafshin e integrimeve evropiane të Kosovës tha se “Kosova e ka vendin në familjen evropiane, por se s’ka rrugë të shkurtëra për anëtarësim në BE”.
“Progresi vjen me reforma”, tha ajo.
“Kosova duhet së pari të dorëzojë agjendën e reformave për Fondin e Rritjes (900 milionë euro) dhe pastaj është në pozicion më të mirë për të përfituar. Por edhe i duhen institucionet funksionale për të implementuar reformave. Dhe inkurajoj të gjitha partitë që të zhbllokojnë situatën”, tha Kallas.
Për çështjen e ngërçit dhe bllokadës institucionale, Kallas tha se “bllokada po e mban Kosovën prapa” dhe se inkurajon liderët politikë “që të vendosin prioritar interesin e vendit”.
“Bllokada po mban Kosovën prapa, duhet institucionet t’i keni. I inkurajoj të gjithë partnerët politikë që të punojnë me njëri ttjetrin dhe komunitetet në Kosovë. BE është e gatshme t’ju mbështesë, por liderët politikë duhet të prioritizojnë të ardhmen e Kosovës”, shtoi ajo.
“BE ka nisur të heq masat (ndëshkuese), por mendoj se është ëe rëndësihsme që në t ë njëjtën kohë nuk duam të shohim eskaim në veri. E them sepse personalisht i kam bindur vendet anëtare poër heqjen e masave. Por disa thonë se Kosova duhet të mbështesë Marrëveshjen e Ohrit, dhe veprimte e Qeverisë janë kundër kësaj”, shtoi ajo.
Për çështjen e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, Kaja Kallas, ndonëse u pyet nuk dha ndonjë vlerësim. Për të njëjtën çështje ajo u pyet në Beograd, për çka tha se do të ketë përgjigje porsa të vijë në Kosovës dhe të dëgjojë palën kosovare.