"Margaritarët" e Gërvallës nga konferenca me Kurtin: Kemi rikthyer çnjohje, Peci - sinonim i luftës anti-korrupsion - NACIONALE

"Margaritarët" e Gërvallës nga konferenca me Kurtin: Kemi rikthyer çnjohje, Peci - sinonim i luftës anti-korrupsion

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, sërish ka lënë nam.

Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti, ajo ka lëshuar disa fjali të cilat me siguri kanë bërë të qeshin shumë njerëz.

Kryediplomatja është lavdëruar se ka bërë punë shumë të madhe në politiken e jashtme.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se ka arritur ta ndalë fushatën e Serbisë për çnjohje të Kosovës.

Madje, Gërvalla ka bërë me dije se ka arritur që të rikthej edhe çnjohje, ndonëse nuk ka treguar se cilat shtete e kanë rikthyer njohjen.

Edhe me shtetet jo njohëse kemi pasur përparim të dukshëm në marrëdhëniet bilaterale në fushat e ndryshme. Kemi luftuar me sukses fushatën për çnjohje të Serbisë, duke rikthyer madje edhe çnjohje nga e kaluar dhe duke konkretizuar edhe marrëdhëniet bilaterale me shtet me te largëta në fusha bashkëpunimi”, ka thënë Gërvalla.

Më pas, ajo në mënyrë indirekte ka kritikuar ministrin e Mjedisit, Planfikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu

Në adresimin e saj, kryediploamtja ka thënë se Republika e Kosovës nuk është as e përkohshme e as sipërfaqësore.

Republika e Kosovës është shtetit i ndërtuar mbi sakrificën e papërshkrueshme të gjithë qytetarëve të saj, është republikë, as e përkohshme e as sipërfaqësore, të cilën me punë e përkushtim e ndërtojmë çdo ditë nga pak”, ka thënë Gërvalla.

Porsa ka mbaruar kritiken për Aliun, ajo ka lavdëruar bashkëpartiakun saj, Faton Peci, ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Sipas saj, ministri Peci është bërë sinonim i luftës kundër korrupsionin në Kosovës.

Kolegu im, bashkryetari i Listës Guxo, i cili në sy të shumë qytetarëve tashmë është personifikimi i betejës së vazhdueshme dhe te suksesshme kundërkorrupsionit, por mbi të gjitha e mbështetjes aktive të bujqësisë dhe me këtë edhe të pavarësisë më të madhe të Kosovës në sigurimin e ushqimit të shëndetshëm për qytetarët tanë”, ka thënë ajo.

Shefja e diplomacisë ka thurur lavde edhe për partnerët e koalicionit qeverisës.

Me kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje gjatë këtyre më shumë se dy viteve kemi punuar me zell dhe përkushtim, me guxim dhe këmbëngulje, me faqe të bardhë dhe me duar të pastra. Koalicionet janë të dobishme, sepse forcojnë demokracinë, ofrojnë një gamë më të gjer përfaqësimi, rrisin konsensusin dhe inkurajojnë një përfshirje më të madhe. Qeveria e jonë pavarësisht se përbëhet nga disa partner koalicioni, ka vepruar në vazhdimësi si një trup i vetëm”, është shprehur, duke falënderuar të gjithë partnerët.

Gërvalla nuk i ka penguar që nga foltorja e Qeverisë të flet për partinë të cilën e udhëheq.

Prandaj i nderuar kryeministër, me lejoni që në emër të partisë Guxo të bashkryetarit të saj dhe të gjithë përfaqësuesve dhe anëtareve të saj të iu falënderoj juve, gjithë kolegët në qeveri dhe Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm. Një falënderim të fundit dua të bëj, dhe ai i drejtohet presidentes së Republikës së Kosovës znj. Vjoa Osmani dhe kryetarit të Kuvendit, z. Glauk Konjufca për bashkëpunimin dhe bashkërendimin jashtëzakonshëm të frytshëm në fushat e shumta ndërinstitucionale”, ka thënë Gërvalla.

Në adresimin e saj, Gërvalla është krenuar edhe me shtimin e trupave të KFORI-it në Kosovë, ani pse një gjë e tillë nuk është varur fare nga Kosova.

Prania e partnerëve dhe aleatëve tonë, sidomos NATO-s dhe KFOR-it, ka një rëndësi strategjike jo vetëm për Kosovën por edhe për paqen në Evropën Juglindore. Kontingjenti i KFOR-it, është rritur nga rreth 4500 ushtarë në rreth 5500 ushtarë, pra ka një rritje prej 22 për qind brenda vetëm disa javësh. Kryeministri vuri në pah sfidat në veriun e vendit, mendoj se edhe aleatët tanë e kanë kuptuar se Vuçiq dhe Putin janë të gatshëm për çdo eskalim përfshirë edhe luftën”, ka thënë Gërvalla.

Lajme të ngjashme