Maqedonci: Rreziku për kërcënime të reja në veri të vendit ekziston ende - NACIONALE

Maqedonci: Rreziku për kërcënime të reja në veri të vendit ekziston ende

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci është duke marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës i cili po zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari.

Në një intervistë për RTV21, Maqeonci ka thënë se këtë takim sot ka marrë pjesë edhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky për të cilin tha se ka kërkuar mbështetje të vazhdueshme.

Ai tutje ka thënë se pjesëmarrja në këtë takim ka rëndësi të veçantë pasi që ”vendi ynë vlerësohet si një vend kontribues jo vetëm për sigurinë dhe paqen në rajon, por edhe më gjerë”.

Sot edhe nesër do ketë takime tjera të ministrave të mbrojtjes do diskutohet edhe çështja e Kosovës sidomos pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës pas aksionit të 24 shtatorit, kjo tregon seriozitetin që është marrë nga vendet e NATOS-s sulmi që ka ndodhur në veri të vendit megjithatë takimet që i kemi pasur me ministrat e mbrojtjes së vendeve të gjithë janë të shqetësuar, por edhe të vendosur për të mbështetur vendin tonë.” – ka thënë ai.

Ndër të tjera, Maqedonci ka thënë se rreziku për kërcënime të reja në veri të vendit ekziston ende përderisa Serbia përgjatë kufirit me Kosovën mbanë baza operacionale.

Gjithmonë gjasat ekzistojnë përderisa Republika e Serbisë mbanë përgjatë kufirit tonë 48 baza operacionle gjithmonë prezenca e tyre në kufirin e vendit tonë është një kërcënim i vazhdueshëm kështu që e vlerësoj që ky kërcenim mund të shmanget dhe evitohet rikthimi i këtyre bazave në bazat e tyre të përhershme në brendësi të Serbisë.” – ka thënë ministri i Mbrojtjes.

Ai tutje është pyetur se kur Forca e Sigurisë së Kosovës mund të jetë në pjesën veriore bashkë me Forcat e KFORI-it, Maqedonci tha se në rastin e pjesës veriore duhet pasur një koordinim paraprak me KFOR-in.

Ne kemi një zotim që është nënshkruar në vitin 2013 që duhet një koordnimim paraprak me KFOR-in para se të zbarkojmë për të kryer operacione të ndryshme atje.”

Lajme të ngjashme