Maqedonci: Patjetër që i kemi numrat, jemi fitues jo dosido
Ministri në detyrë i mbrojtjes, Ejup Maqedonci thotë se i kanë numrat për qeverinë. Ai fajëson opozitën se nuk po do dialog e konsulta.
“Patjetër që numrat i kemi, ne jemi të vetëdijshëm të gjithë që Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese dhe nuk është fituese dosido. Dhe opozita duke e parë këtë rrezik për ta e pengoi qe dy seanca radhazi konstituimin e Kuvendit që është goditje ndaj demokracisë.
Dje është thirrë një takim konsultativ që nuk ka pasur të bëj me apskektin procedural por me aspektin e konsultimeve para se të hyhet ne seancë me qëllim që të shmanget mundësia e ndonjë shkelje kushtetuese apo ligjore dhe ka qenë hezitimi i një pjese të opozitës që edhe të komunikojë.
Ne promovojmë dialogun dhe konsultimet si mjet kryesor”, tha Maqedonci për KosovaPress.