Manxhuka për zjarrin në IML: Provat e rastit Dehari s'mund të dëmtohen, askush mos të shqetësohet
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar pas zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku ka thënë se provat në rastin e Astrit Deharit nuk mund të dëmtohen.
Manxhuka përmes një postimi në Facebook, ka thënë se se mbi ato prova tashmë janë bërë ekspertiza e superekspertiza.
Ndër të tjera ka shkruar se për sigurinë e këtyre provave askush most ë shqetësohet.
“Sa i përket rastit “Dehari” nuk mundet askush t’i dëmtojë më ato prova sepse mbi to janë bërë tashmë ekspertiza e superekspertiza. Kështu që për sigurinë e tyre nuk duhet askush të shqetësohet. Të shqetësuar jemi vetëm mbi padrejtësinë, moszbardhjen ende të atij rasti. Rasti i Astrit Deharit është me të vërtetë rast që ka prekur gjithë shoqërinë dhe çkado që ndodh njerëzit me të drejtë hedhin dyshime, por provat dhe e vërteta janë të pazhbëshme tashmë. Është koha vetëm për drejtësi.” – ka shkruar ai.